Vrasja e Liridona Muselit në Kosovë, autori i maskuar doli para makinës dhe e qëlloi nga afër! Fjalët prekëse të vëllait të saj: Nana thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time

6 Dhjetor 2023, 16:15

Në dosjen e prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com, përmendet fakti se rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë, me maskë në kokë e i armatosur kishte dalur para makinës,bëhet fjalë për të dyshuarin Granit Plava, ku mendohet se nga një afërsi ai ka qëlluar me plumb në qafë Liridonën