TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.
Në seancë janë të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore.















