Vrasja e Martinit, babai merret në pyetje: S'dinim gjë për sherrin 4 ditë para ngjarjes, shkolla s'na vuri në dijeni, e mësova në spital! Stafi kontaktoi gruan por më pas s'ju ngrit telefoni

11 Dhjetor, 12:47

Edhe sot, 23 ditë pas vrasjes së Martin Canit, në shtëpinë e prindërve të tij, nuk ka shkuar ende askush nga familja e autorit të dyshuar dhe as nuk i kanë kontaktuar përmes telefonit, të paktën për t’i kërkuar ndjesë në emër të fëmijës së tyre të mitur apo për t’iu bashkuar dhimbjes së tyre. Në dëshminë e parë para hetuesve, Ëngjëll Cani, babai i 14-vjeçarit të vrarë, u tha oficerëve se nuk kanë pasur asnjë takim me prindërit e autorit të dyshuar, shok shkolle me Martinin e tyre tek “Fan Noli”.

Ëngjëll Cani thotë se shkolla nuk i kishte vënë në dijeni se fëmijët ishin zënë në edhe ditë para ngjarjes tragjike, çka sipas tij mund të kishte parandaluar sherrin që i mori jetën të birit vetëm 200 metra larg shkollës më 18 nëntor.

Babai i Martin Canit thotë se vetëm ditën e vrasjes shkolla telefonoi gruan e tij teksa ajo ndodhej në punë, por askush nuk u përgjigj më, kur ajo kërkonte të lidhej me stafin për të mësuar më shumë.

    No videos found.