Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident

31 Mars 2025, 13:27 | Përditesimi: 31 Mars 2025, 13:27

Trupi i pajetë i palestinezes 24-vjeçare të vrarë nga babai në një dhomë me qira në Tiranë, më 22 shkurt të këtij viti, ndodhet ende në morg, pasi askush nga familjarët e saj nuk ka shfaqur interes për ta tërhequr.

Ky detaj ngre dyshime të forta për hetuesit, se në vrasjen e vajzës Rayan Alwan, të jetë e përfshirë edhe nëna e saj, e cila në momentin e krimit ndodhej në Gjermani, por më tej ka dyshime se është larguar drejt Libanit, aty ku 49-vjeçari Fadi Alwan u arratis pasi vrau të bijën me thikë në bark.

Dyshimet mbi nënën shtohen edhe më shumë mbi një denoncim që ajo bëri në Gjermani, më 26 shkurt, vetëm 1 ditë para se pronarja e shtëpisë me qira në Tiranë të gjente në dhomë trupin e pajetë të 24-vjeçares (më 27 shkurt), 3 ditë pasi i ati e kishte vrarë në heshtje pa u diktuar nga askush dhe ishte larguar nga vendi e duke marrë çdo send personal të së bijës, përfshirë edhe celularin e saj.

r.k./Shqiptarja.com