Vrasja e Pashko Ujkës në Shkodër, pistë kryesore e hetimit për atentatin ndaj ish-deputetit likujdimi i borxheve! Autori ende i paidentifikuar

30 Nëntor 2021, 10:08 | Përditesimi i fundit: 2021-11-30 11:27:06

Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.

Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai dilet shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nuk lëvizte në distanca të mëdha.