Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë

8 Janar, 14:02

Arjon Hasaj, ka pranuar sot, më 8 janar, se ai vrau Ramazan Matajn më 5 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës.

Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj.

Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër", mësohet të ketë deklaruar Hasaj.