Bruksel- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij 61-vjeçar italian, teksa kushëriri 19-vjeçar i viktimës po lufton me vdekjen në spital, pasi ka marrë gjithashtu plagë të rënda në trup.
Edhe pse emri i viktimës dhe autorit ende nuk janë publikuar, media belge “Nieuësblad” ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke iu referuar të dhënave policore, deklaratës së Prokurorisë së Brukselit dhe dëshmive të fqinjëve të dy burrave.
Sherri dhe ngacmimet vijonin prej kohësh dhe shkak dyshohet vendi i parkimit. Teksa të dielën (25 Gusht), situata denigroi në mbrëmje në fatalitet. Autori me origjinë italiane, fqinj i viktimës, u arrestua. Pas grindjes ai mori armën dhe qëlloi gjithë familjen e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Bilanci ishte një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, teksa i shpëtoi plumbave gruaja e viktimës dhe djali i saj.