E rëndë në Belgjikë/ Shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për parkimin, plagoset kushëriri 19-vjeçar! Viktima baba i 3 fëmijëve, arrestohet autori (EMRAT)

E rëndë në Belgjikë/ Shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për parkimin, plagoset kushëriri 19-vjeçar! Viktima baba i 3 fëmijëve, arrestohet autori (EMRAT)

Viktima Shpëtim Ayvazi dhe vendi ku ndodhi vrasja, në Machelen të Belgjikës

Bruksel- Konflikti i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit.

Një emigrant shqiptar 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i identifikuar si Shpëtim Ayvazi, raportohet nga mediat në Belgjikë se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person me të cilin po debatonte ashpër, fqinj i tij 61-vjeçar dhe me origjinë italiane, Renato F. Gjithashtu mbeti i plagosur dhe ndodhet në rrezik jete edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit.

Autori synoi me plumba njëkohësisht gruan e viktimës dhe djalin e saj 15-vjeçar, por që shpëtuan fatmirësisht.

Shkak ishin grindjet e përsëritura dhe ngacmimet për vendparkimin e furgonit të viktimës. Ayvazi mori një plumb vdekjeprurës në kokë, teksa i dyshuari e qëlloi nga trotuari i rrugës, poshtë banesës, teksa 43-vjeçari po parkonte furgonin.

Vendi ku ndodhi krimi

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit, raportoi agjencia lokale e lajmeve "dhnet".

Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës dhe e arrestoi pas krimit, teksa ai po i nënshtrohet hetimeve.

Dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, kjo referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.

Viktima punonte si murator në ndërtim, cilësohej si person i qetë, kurse i dyshuari ishte i divorcuar dhe punonte si hidraulik, teksa jetonte i vetëm, në apartamentin ngjitur me shqiptarin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
EMRI/ Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, zbulohen identitetet e viktimës dhe autorit! Babai i tre fëmijëve punonte si murator, u qëllua me plumb në kokë

Shpëtim Ayvazi, viktima dhe vendi ku ndodhi vrasja

Bruksel- Zbardhet emri i shqiptarit të ekzekutuar në lagjen Machelen, në periferi të Brukselit në Belgjikë, mbrëmjen e të dielës së 25 Gushtit.

Viktima, baba i tre fëmijëve, 43 vjeç, është identifikuar si Shpëtim Ayvazi, 43 vjeç. Autor i krimi është italiani i dyshuar Renato F., 61 vjeç, fqinj i viktimës, kurse motiv i ngjarjes raportohet nga hetimet e deritanishme dhe dinamika e krimit, se është sherri i vazhdueshëm për një vend parkimi të furgonit të viktimës para godinës së banimit.

Gjatë konfliktit, teksa ka vrarë Ayvazin, italiani ka qëlluar edhe ndaj kushëririt të këtij të fundit, duke e plagosur rëndë 19-vjeçarin dhe jo vetëm. Ai lëshoi plumba edhe ndaj gruas së viktimës dhe djalit të saj 15-vjeçar, por fatmirësisht shpëtuan.

 “Ai më pas i drejtoi armën gruas dhe djalit të Shpëtimit, sikur të ishin ata të radhës”, tha një anëtar i familjes për gazetën “Het Laatste Nieuws”.

Fqinjët rrëfyen se mes dy burrave kishte përplasje verbale të vazhdueshme dhe ngacmime prej kohësh, teksa autoritetet nuk kishin mundur ta zgjidhnin sherrin. Autori që do dali sot në Gjykatë për masë, jetonte i vetëm dhe ishte i divorcuar.Ai përgjithësisht cilësohej njeri i qetë, por herë pas here edhe “tepër gjaknxehtë”.

Dinamika e krimit dhe dëshmitë

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 19:30, shqiptari Shpëtim Ayvazi, 43-vjeçar, i cili punonte si kryepunëtor në një kompani suvatimi, mbërriti me furgonin e tij në Blijde Inkomstraat, në Machelen, në Brabant Flemish.

Policia belge në vendngjarje

Më herët kishte shkuar edhe në parukerinë e zonës. Kur ka mbërritur kushëriri i tij 19-vjeçar (i plagosur rëndë), i cili ishte për vizitë në familjen e tij, largohet nga shtëpia dhe hipën pas timonit të një “Golf 5”, për t'i liruar pak hapësirë ​​furgonit të Shpëtimit.

Ndërsa dy automjetet ishin të parkuara njëra pas tjetrës, në rrugë janë dëgjuar disa të shtëna të befasishme.

“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i shpërthejnë në rrugë”, thotë një fqinj, i intervistuar nga HLN.

“Por pasi dëgjova më shumë zhurma të forta, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës – ne e quajmë ‘italiani’ – në rrugë, me një armë në dorë”.

Italiani Renato F., një hidraulik beqar 61 vjeç, jeton në shtëpinë ngjitur me viktimën. Nga trotuari i rrugës, i drejtoi armën e zjarrit fqinjit, i cili ishte ende në furgon, përpara se ta qëllonte në kokë.

Babai i tre fëmijëve nuk mbijetoi. Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhej në makinën e tij, u qëllua me dy plumba, njëri në shpatull dhe tjetri në qafë dhe i riu vazhdon të luftojë për jetën në spital.

Ora 10:14
Vrasja e shqiptarit në Belgjikë dhe plagosja e kushëririt 19-vjeçar, rrëfejnë fqinjët e viktimës: Autori qëlloi dhe gruan e djalin e viktimës, por shpëtuan!

 

Bruksel- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij 61-vjeçar italian, teksa kushëriri 19-vjeçar i viktimës po lufton me vdekjen në spital, pasi ka marrë gjithashtu plagë të rënda në trup.

Edhe pse emri i viktimës dhe autorit ende nuk janë publikuar, media belge “Nieuësblad” ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke iu referuar të dhënave policore, deklaratës së Prokurorisë së Brukselit dhe dëshmive të fqinjëve të dy burrave.

Sherri dhe ngacmimet vijonin prej kohësh dhe shkak dyshohet vendi i parkimit. Teksa të dielën (25 Gusht), situata denigroi në mbrëmje në fatalitet. Autori me origjinë italiane, fqinj i viktimës, u arrestua. Pas grindjes ai mori armën dhe qëlloi gjithë familjen e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Bilanci ishte një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, teksa i shpëtoi plumbave gruaja e viktimës dhe djali i saj.

Dinamika e ngjarjes dhe reagimet

Viktima sipas autoriteteve ligjzbatuese është një 43-vjeçar, kurse kushëriri i tij 19-vjeçar është ende në rrezik për jetën.

Bruksel.JPG" />

Rruga ku parkoheshin mjetet dhe ndodhi vrasja

I dyshuar i arrestuar është një 61-vjeçar fqinj i viktimës dhe do të paraqitet të martën (sot, 27 Gusht) para gjykatësit hetues.

"Ai është ende në rrezik vdekjeprurës", tha Ingrid Moriau, nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde për të plagosurin.

“I dyshuari gjithashtu dyshohet se ka kërcënuar gruan e viktimës dhe një fqinj përballë rrugës dhe gjithashtu ka qëlluar ndaj djalit 15-vjeçar të viktimës”, shtoi Moriau.

Por fatkeqësisht sherret u mbyllën me fatalitet.

“Gruaja, fqinji dhe djali ishin të padëmtuar. I dyshuari, një 61-vjeçar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, u kap pas një ndjekjeje. Shkak i incidentit thuhet të ketë qenë mosmarrëveshja me fqinjët”, raporton media.

Sherri për vendparkimin

Mesa duket në rrugë dihet se prej disa kohësh mes të dyve ka pasur inat për shkak të një parkimi para derës së tyre. Duket se debati u përshkallëzua të dielën në mbrëmje. Sipas një fqinji, viktima dyshohet se ka bllokuar makinën e fqinjit të tij, duke e penguar atë të largohej, raporton media “Nieuësblad”.

“Kur dola jashtë pasi dëgjova disa të shtëna, pashë viktimën të ulur në furgonin e tij. Ai ishte qëlluar”, tha një dëshmitar.

Fqinj të shqiptarit të vrarë, duke bërë homazhe në vendngjarje

Sipas informacioneve tona, viktima për vdekje është një shqiptar, kurse ai që e ka qëlluar me origjinë italiane, por emrat nuk publikohen.  Në momentin e ngjarjes mësohet se viktima ishte duke mbajtur një festë ditëlindjeje.

"Viktima ishte përkulur në furgonin e tij. Ai kishte gjak në gjoks dhe këmbën e djathtë. Nuk dukej mirë. Policia e ka nxjerrë nga makina dhe ekuipazhi i ambulancës ka nisur reanimacionin. Gjatë gjithë kohës u përpoqa të qetësoja kushëririn e tij, i cili gjithashtu u godit”, tha një nga fqinjët.

Autori cilësohet si njeri i butë, por “ndonjëherë edhe gjaknxehtë me fqinjët”.

“E gjithë lagjja e dinte për grindjen e ndërsjellë, e bënin lojë për të ngacmuar njëri-tjetrin dhe për t'i bërë jetën njëri-tjetrit të mjerë. Ne kishim parë rregullisht policinë këtu, por askush në zonë nuk guxonte vërtet të fliste me ta për këtë”, thotë një tjetër fqinj.

Autori mësohet se ka qenë i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roma: 28/08/2024 03:50

    Italiani mund te ket qene Arberesh. Shqiptar. Po dhe ky Shqipja, mos me ja liru vendin 61 vjecarit. Iku edukata per lesh. Turp te ket. Megjithese rrafmet te ket nashi. Shko parko nje here e mire.

    Përgjigju
  • Julia: 27/08/2024 16:01

    O shqiptar mjaft me keto paragjykime , shikoni me pare ne shtepine tuaj. Ata ne Shqiperi po vriten vete me njeri tjetrin per nje gardh tani po shajme te tjeret sesi jane.

    Përgjigju
  • Babuli: 27/08/2024 15:34

    Italjanēt jan populli mē pis i ruzullit Toksor.

    Përgjigju
  • kiraskiras: 27/08/2024 13:35

    Italiani e ka pas xanun parkimin. konkluzioni: Nuk munesh me i marre token njerit qe e ka xan para teje!!

    Përgjigju
  • Familja: 27/08/2024 11:35

    Ja pra Pse italjant duhet ti dogasesh para se jane qen te pabese. Tani ketij i rritet djali shqiptarit nuk harrohet gj aku !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim