Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, hetimet në pikën zero! Policia kërkon të pyesë të ‘njohurit e krimit’

20 Korrik 2022, 14:06

72 orë pas masakrës së Fushë Krujës, hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë të jenë në pikën zero. Hetuesit, përveç dyshimeve të personave që mund të jenë të përfshirë, nuk kanë shkuar më shumë se kaq. Që prej ditës së atentatit kontrolle të shumta janë kryer në fshatrat përqark për t’u pyetur rreth ngjarjes.