Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër! Edhe targat ishin të vjedhura

12 Janar, 16:47

Hetuesit kanë në dorë një provë të re për ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, djalit të ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën “Buzëderri”. Me zbulimi se makina e tyre që u gjet e djegur pas atentatit është vjedhur në Shkodër, policia ka shpresë se përmes kamerave të sigurisë mund të identifikojë autorët e përfshirë në vrasje.