Vrasja në Maliq, fqinjët: Shkak u bënë qentë e autorit, janë bërë problem shumë herë! S’kanë pasur konflikte më parë

9 Gusht 2022, 08:17 | Përditesimi i fundit: 2022-08-09 14:25:57

Një sherr me thika mes dy fqinjëve u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për pasojë një person mbeti i vrarë. Viktimë e konfliktit ka mbetur Nestir Sotiri dhe autor është Velo Azisllari, i cili ka mbetur i plagosur. Fqinjët thanë për Report Tv se shkak i konfliktit mes dy fqinjëve dyshohet të kenë qenë sherri për qentë që autori Azisllari ka në shtëpi.