Vrasje në Vaun e Dejës, 37-vjeçari ekzekuton me breshëri kallashnikovi 51-vjeçarin pas një sherri në lokal! Pinë alkool deri në 3 të mëngjesit.

23 Gusht 2022, 09:50

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se një 51-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri nga një 37-vjeçar pas një sherri në lokal. Autori i dyshuar Alfons Palushani është shpallur në kërkim.