Vrau 3 gra për 1 orë, skenari ishte planifikuar që në burg! Dan Hutra në momentin e arrestimit: Më lini të vras edhe një dhe do ta mbyll

2 Mars 2023, 08:38 | Përditesimi i fundit: 2023-03-02 15:52:11

Skenarin e planifikuar që në ambientet e burgut për të vrarë sapo të dilte nga qelia, Dan Hutra nuk e kishte bërë vetëm për gratë që ekzekutoi dhe plagosi të mërkurën. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, dhe këtë ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës.