Vrau 44-vjeçarin në Peqin, zbardhet dëshmia e autorit: U zumë kot, para 5 vitesh më ka goditur me grusht

8 Qershor 2021, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2021-06-08 12:42:09

Është zbardhur dëshmia e Leonard Bashalliut, i cili qëlloi sot për vdekje Ylber Xhahysën, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Në gjendje të rënduar psikologjike, Bashalliu ka thënë në polici se konflikti me Xhahysën nisi pasi para 5 vitesh ai e kishte qëlluar me grusht.

"U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës", ka thënë ai.

  •