Vrau ish-gruan, Gjykata lë në brug Elton Metën: Vjehrri më kërcënonte! Report Tv zbardh vendimin, si u lirua nga burgu 2 muaj më parë për t'u shtruar në spital psikiatrik! Ekspertizat e dyshimta

14 Shtator 2021, 12:21

Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Kallashnikovin me të cilin qëlloi pas shpine ish gruan, burri vrasës thotë se e kishte blerë për vetëmbrojtje sepse ishte kërcënuar nga ish vjehrri, ndonëse nuk ka bërë denoncim të tillë. Vrasja e Sabrina Bengës nga ish bashkëshorti i liruar nga burgu 2 muaj para krimit të rëndë, hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim.

Vrasja e 23-vjeçares është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut  Elton Metës në 26 korrik 2021, pasi ishte arrestuar dhe  izoluar si një rrezik potencial për vrasje.