Vrau Madrit Ulqinakun, arrestohet 18-vjeçari pas 6 ditësh në arrati! E qëlloi me armë zjarri pas një konflikti çasti

22 Gusht 2022, 20:46

Horgito Peqini, autori 18-vjeçar i vrasjes së Madrit Ulqinakut është arrestuar nga policia pas 6 ditësh në arrati. Ai ishte i shoqëruar me 2 shokë kur u përball me viktimën dhe e qëlloi për vdekje. Ditën e sotme, policia ka shoqëruar edhe 33-vjeçarin të identifikuar si Klaudjan Sallufi.