Vrau vëllanë e kunatën, autori nuk pendohet, fqinjët: Ka 3 gra në shtëpi të ndryshme! Gratë me 6 fëmijë kërkojnë mbrojtje, i druhen hakmarrjes

2 Shtator 2022, 21:11

Banesa e autorit edhe 3 ditë nga vrasja makabre është e kyçur. Gruaja e Arsen Muskutit mësohet nga burime jo zyrtare ti jetë drejtuar Gjykatës së Tiranës për urdhër mbrojtje, pasi bashkë me fëmijët ndihet e kërcënuar për ndonjë hakmarrje të mundshme nga miq e familjarë të çiftit të vrarë.