Vuçiç - kombit: Kurti s’po heq dorë nga vendimi për dinarin, gjejmë alternativa të tjera për të paguar serbët në Kosovë

2 Mars, 16:00

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një fjalim drejtuar kombit, se është e qartë se Albin Kurti nuk heq dorë nga përjashtimi i dinarit. Për këtë arsye, ai paralajmëron se do të gjejë mekanizmat se si t’ua çojnë paratë serbëve në Kosovë.