Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë deri në fund të vitit! S’e kam të qartë ç’do të diskutojmë në takimin e Ohrit

11 Mars 2023, 13:18

Në kuadër të një turi që do të ndërmarrë në zonat ku jetojnë serbë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar një vizitë edhe në Kosovë. Duke folur për takimin me Albin Kurtin më 18 mars në Ohër, Vuçiç tha se nuk e di çfarë do të bisedojnë për sa kohë Kurti refuzon të krijojë asociacionin.