Vuçiç për Kurtin: Pres të intensifikojë sulmet, si Ukraina! Ëndërron të bëhet si Enver Hoxha e Zelensky

2 Korrik 2023, 15:29

Në një intervistë për një televizion serbë, presidenti Aleksandër Vuciç paralajmëroi një ofensive të re nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

‘Albin Kurti është një njeri pa fjalë dhe nder, veprimet e të cilit nuk mund të analizohen në mënyrë racionale. Ai dëshiron vetëm të jetë Enver Hoxha i ri apo Volodymyr Zelensky, pres që në vijim të intensifikojë terrorin ndaj serbëve.’- tha Vuçiç.