Vuçiç shpërndan parlamentin, më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet e reja në Serbi

1 Nëntor 2023, 16:04

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë parlamentin. Ditën e sotme Vuçiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare më 17 dhjetor. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen në Serbi në një periudhë kohore prej 3 vitesh e gjysmë.