“Vula” e PD i mbetet ende Alibeajt, ja momenti kur dy ‘kampet’ e përçara marrin vendimin e ‘Apelit’ për partinë

3 Mars 2023, 19:21 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 20:04:05

Ky është momenti kur është marrë vendimi në Gjykatën e Apelit sa i takon vulës së Partisë Demokratike, e cila aktualisht u kthye edhe njëherë “nga e para” sa i takon Gjykimit. Në sallën e ndarë të dy partive të cilat prej më shumë se një viti ‘luftojnë’ për partinë, para togave të zeza, përfaqësuesit e secilës palë janë njohur me vendimin e Apelit, zhbërjen e vendimit të Zhukrit dhe kthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë.