Xhaçka takim me homologun britanik në Mynih: Bashkëpunim në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

17 Shkurt 2023, 20:50

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuar të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdire një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuealthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.

Gjate takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Përbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.