Ylli Gurra: Edhe komuniteti mysliman vuan pasojat e korrupsionit! Edhe Xhamia e Namazgjasë peng e problemeve të brendshme në Turqi

28 Qershor 2023, 19:58

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se korrupsioni mbetet problematikë edhe për komunitetin mysliman. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj tha se çakordimi i shoqërisë besimtare u shkaktua nga largimi i 100 qytetarëve shqiptarë në Siri ku thotë se përjetuan momente ferri.