Yuri Kim: Kryetari i ri i SPAK të zgjidhet nga kriteret, jo të jetë i detyruar t'i japë favore! Pronari i tij është ligji

16 Dhjetor 2022, 15:48

Pas përmbylljes së procesit të dëgjimit të prezantimit të platformave të kandidatëve për kreun e ri të SPAK, ambasadorja amerikane u shpreh se ai duhet të zgjidhet në bazë të kritereve dhe jo në bazë të favoreve në mënyrë që ti detyrohet dikujt diçka. Sipas Yuri Kim, ai që do të zgjidhet duhet të ketë parasysh faktin që pronari i vetëm i tij është ligji.