Zbardhet akti/ Tre ditë pasi iu vu zjarri, shpronësohen Sarajet e Toptanëve, sa lekë do të marrin pronarët

20 Gusht 2021, 14:14

Është miratuar kërkesa për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit

Subjekti kërkues i projektit për “Restaurimi dhe rijetësimin e ‘Banesa e Toptanasve’ është Bashkia Tiranë. Kjo godinë e shpallur monument kulture tashmë i ka kaluar bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare. Vlera e parashikuar për shpronësimin është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.