Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjatë dëshmisë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.
Veliaj i është drejtuar prokurorit të dosjes, Ols Dado, duke e akuzuar se e ka burgosur për arsye politike, në një kohë kur vendi po shkon në fushatë zgjedhore dhe ai është Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.