Zbardhet ekzekutimi i ish-drejtorit të OST për Veriun, Saimir Jaku në 2016 në Rrëshen, në pranga vrasësi me pagesë, porosi nga një grup kriminal në Lezhë (EMRI)

26 Korrik 2022, 10:28

Pas 6 vitesh, është zbardhur vrasja e ish-drejtorit të OST-së për zonën e Veriut, Saimir Jakut, i cili u ekzekutua në një lokal në Rrëshen, ndërsa i plagosur mbeti edhe Gjergj Prenga. Në pranga të policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja dhe sipas policisë dyshohet si vrasës me pagesë.