Zbardhet vendimi që liroi Endrit Doklen: U pendua për vrasjet, do jetë më i kujdesshëm, vuan nga depresioni dhe ka të atin sëmurë (Dokumenti)

26 Janar 2020, 20:29

Zbardhet vendimi i arsyetuar gjyqtares që gjykatës së Krujës Enkelejda Hoxha që liroi anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle nga burgu i përjetshëm në shërbim prove që shkaktoi reagim të fortë politik dhe jo vetëm. Por ku u bazua gjyqtarja? Shqiptarja.com disponon vendimin e plotë të gjyqtares për të cilën ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin nga detyra. Në vendim theksohet se gjyqtarja është bindur duke pranuar kërkesën e avokatit të Endrit Dokles dhe raportet nga burgu se anëtari i bandës së Durrësit ka sjellje shumë të mirë, është penduar për vrasjet që ka bërë, vuan nga depresioni dhe se ka të atin sëmurë.

"Kërkuesi ka sjellje korrekte dhe shumë të mirë. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar. Ai është penduar për vrasjet duke u shprehur se ato kane qenë vitet në të cilat ka gabuar më shumë në jetën e tij. Ai reflekton bretje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë  saj. Ai shprehet se vuajtja e dënimit për këtë vepër, i ka shërbyer më së miri për të qenë më i kujdesshëm" thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës. Por kur vjen puna e llogaritjes së viteve në qeli, heqjes së burgimit përjetë dhe dënimit me 25 vite, më pas lirimit me shërbim prove gjykata përplaset me prokurorinë.

Sipas gjykatës, Dokle ka kryer "25 vjet 6 muaj e 10 dite burgim" duke përfshirë njohjet nga amnistia nga e njëjta gjyqtare, por prokuroria e kundërshton me argumentin se amnistia nuk llogaritet. Prokuroria thotë se "Sipas ligjit në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të".

Dosja është dorëzuar në gjykatë dhe tashmë pritet vendimi i apelit nëse do të lërë në fuqi shkallën e parë, apo do të rikthejë në burg Endrit Doklen.  Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e tre vrasjev