Prokuroria apelon lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit: Rikthejeni në burg! Gjyqtarja e njëanshme, ja shkeljet! Avokati: Dokle vuan nga depresioni

24 orë pas vendimit për lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin duke kërkuar rikthimin në qeli të Endrit Dokles. Prokuroria kërkon që Apeli të rrëzojë kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle për lirimin me kusht (të cilën e pranoi shkalla e parë), si të pa bazuar në ligj dhe në prova. Dokles iu shua dënimi përjetë dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi 25 vite burg për anëtarin e bandës së Durrësit, ndërsa më pas u lirua me kusht.

Por cilat janë argumentet e prokurorisë që kërkon rikthimin e Dokles në burg? Prokuroria thotë se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm dhe aq më tepër përsëritës. "Vetëm në raste të jashtëzakonshme" vijon më tej prokuroria, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur "Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij". Por këto kushte nuk janë plotësuar.

Organi i akuzës thekson se i dënuari nuk ka plotësuar 25 vite të vuajtjes së dënimit që është kusht kryesor që mund të shqyrtohet kërkesa për lirimin në shërbim prove, por as kushtet e tjera si sjellja shembullore në burg, apo arsyet e veçanta. Kërkuesi, në rastin konkret Dokle është përsëritës për krime të kryera me dashje, sipas prokurorisë dhe përjashtohet nga përfitimi i lirimit me kusht. Gjithashtu, prokuroria thotë se sipas ligjit në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.

"Në çështjen objekt gjykimi rezultoi se kërkuesi nuk plotësonte kushtet e përmendura çka nënkupton se: nuk provohet ekzistenca e arsyeve të veçanta apo sjelljes shembullore, nuk ka vuajtur as 25 vite sipas ligjit para ndryshimeve dhe as 35 vite sipas ligjit në fuqi  nga dënimi i dhënë. Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti  rresht 5 vite, kështu  kërkuesi konsiderohet se ka vuajtur rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit.

Përllogaritjes së periudhës së dënimit të vuajtur nga i dënuari deri më datën e raportit (në ditë, muaj, vite) janë përkatësisht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë dukë përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësisht 4 vite. Sipas ligjit në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Pra për sa më sipër nuk provohet e plotësuar kushti kryesor e cila përbën një parakusht procedurial pa të cilën gjykata nuk mund të analizojë arsyet e veçanta që të legjitimojnë lirimin e tij përpara se të përfundojë dënimin e dhënë për të.

Lirimi me kusht është një institut që vlen si mjet i jashtëzakonshëm i ndërprejes së mëtejshme të dënimit, vetëm në rastet e parashikuara në ligj të cilat vlerësohen dhe konsiderohen prej Gjykatës në mënyrë kumulative. Në këtë kuptim, çdo i dënuar në parim, do të duhet të vuajë dënimin e plotë sikurse ka vendosur gjykata dhe vetëm përjashtimisht, për arsye të veçanta mund të lejohet që ky dënim të ndërpritet përpara se të përfundojë krejtësisht. Sikurse u theksua më sipër, kërkuesi nuk provoi plotësimin e afatit që të mund të vlerësohet si e tillë dhe kësisoj kërkesa do të konsiderohet si e pambështetur në ligj e në prova dhe si e papranueshme" shprehet prokuroria.

Por cilat janë arsyet e veçanta që merren parasysh në lirimin nga qelia? Kërkuesi, në rastin konkret Dokle është përsëritës për krime të kryera me dashje, sipas prokurorisë dhe që këtu përjashtohet nga përfitimi i lirimit me kusht. "Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ato janë fakte të cilat provojnë se me pjesën e dënimit të vuajtur është arritur qëllimi i dënimit penal në rastin konkret për edukimin e të dënuarit dhe ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.

Në rastin konkret nuk ka fakte që qëllimi i dënimit penal është realizuar me riedukimin e tij .

a)            Së pari kërkuesi është dënuar për vrasje me paramendim dhe krime të tjera të rënda.

b)            Së dyti, i dënuari e ka kryer në bashkëpunim si dhe ka qënë pjesë e formacione të bashkëpunimit të vecantë si “grup i strukutuar krimiminal”

c)            Së treti, lidhur me qëndrimin që ai ka pasur ndaj veprës në përfundim të gjykimit ka kërkuar pafajësi. Pra, nuk e ka pranuar veprën.

Fakti që kërkuesi nuk shprehet për pendesë e bën dhe raportet e shërbimit të provës dhe IEVP, në lidhje elementin e riedukimit të të dënuarit Endrit Dokle, të pa plota për të vlerësuar qëllimin e riedukimit të tij" thotë prokuroria.

Një nga argumentet që ka paraqitur avokati i Dokles ka qenë edhe fakti që sipas tij, ish-anëtari i bandës së Durrësit vuan nga depresioni, por këtu prokuroria ngre pikëpyetje. "Nuk shpjegohet se ku bazohet ky qëndrim kur sipas avokatit të kërkuesit në seance deklarohet se ky shtetas vuan nga semundje depresive, si dhe gjatë intervistave në IEVP  i dënuari nuk pranon përgjegjësinë kryesore për disa vepra për të cilat është dënuar ( lexo faqe  8 të Raportit të shërbimit të Provës).

Sipas avokatit të të dënuarit deklaron se ai vuan nga sëmundje depresive për të cilën gjykata duhet të kishte caktuar ekspert mjekoligjor mbi këtë fakt. Nisur nga qëndrimi  i mjekut gjykata duhet të vlerësojë të lejojë që dënimi me burgim të ekzekutohet jo në një I.E.V.P apo në një qendër të kujdesit dhe shëndetit publik nëse provohej sëmundja mendore, për të cilën pa u hetuar ky shkak krijon premisa jo të sakta mbi rrezikshmërinë e kërkuesit. Është Gjykata më pas në kuadër të çmuarjes së provës pa i dhënë asnjë provë vlerë të paracaktuar të analizojë në tërësi dhe të vendosë mbi kërkesën e palës".

Përpos argumenteve ligjore, një pikë e rëndësishme e apelit të prokurorisë është edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, që sipas akuzës nuk është e paanshme. "Prokuroria ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së cështjes, me arsyetimin se pasi është njohur me fashikullin e gjykimit ka rezultuar se i njëjti trup gjykues ka gjykuar kerkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgimi, amnistisë, etj, dhe krijoi bindjen e plotë se ky trup gjykues ka paragjykuar cështjen. Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë cështje. Në rastin konkret  gjyqtarja  nuk ofronte garanci për të qenë e panashme.  Pikërisht faktet e mësipërme Prokuroria kishte humbur besimin se kjo çështje mund të gjykohet në mënyrë të paanshme nga kjo gjyqtare. Gjykata ka rrëzuar kërkesën për të cilën nuk jemi njohur me vendimin e arsyetuar" deklaron prokuroria.

Edhe në caktimin e kohës së provës për 5 vite, prokuroria gjen sërish shkelje në vendimin e gjyqtares që ende nuk është zbardhur. "Në lidhje me kohën e vendosjes në shërbim në provë gjykata ka vendosur vendosjen në periudhë provë për një periudhë  prej 5 (pesë)  vjetësh, që është në kundërshtim me Vendimin Unifikues sipas të cilit orienton gjykatat me efekt të detyrueshëm për zbatim: “Në mungesë të një rregullimi të saktë ligjor, koha e provës do të jetë e barabartë me kohën e mbetur të masës së dënimit me burgim, për të dënuarin që lirohet me kusht.” Pra gjykata ka gabuar në zbatimin për analogji të  kohës e caktuar duke referuar parashikimet tek neni 59 i Kodit Penal dhe ka caktuar në mënyrë jopropocionale dhe ligjore kohën e shërbimit në provë vetëm për 5 vite".  Dosja është dorëzuar në gjykatë dhe tashmë pritet vendimi i apelit nëse do të lërë në fuqi shkallën e parë, apo do të rikthejë në burg Endrit Doklen.  Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e tre vrasjeve.(Lexo ketu te gjitha akuzat kunder Endrit Dokles).

(Kliko këtu për të lexuar Ankimi i prokurorise se Krujes me te gjitha argumentet)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 16/01/2020 06:26

    Gjithë Shqipëtarët e ndershëm janë në depresion.. Ca dmth kjo që ky Mut kriminel paska depresion, le të ketë mbajeni brënda carcafin e ka dhe e di ai se cfar bënë po të jetë vërtet në depresion, por kjo është alibi idiote që thotë avokati gjasme krimineli duhet liruar se është më depresion.

    Përgjigju
    • Labi: 16/01/2020 10:03

      Dhe un ja q... jeten ne depresion jam po as ne pune spo me marrin

  • Parti-Enver: 15/01/2020 21:54

    Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron.

    Përgjigju
  • Alb: 15/01/2020 21:36

    Dalin keta opinionistat pastaj thon ai qe e vrau me snajper eshte i huaj profesionist se ketu sgjen me shumic po i liron dhe gjykata tani dhe kopsht zoologjik shqiperia.

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/01/2020 19:06

    Sa miliona euro ka marrur kjo zonja?kjo plehre jo qe nuk duhet te jete per jete me ne sistemin gjygjdor po duhet ti boje ato vite burg qe i kane mbetur atij krimineli,a ka mundesi qe nje gjygjtare e vetme te japi nje vendim te tidhe.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/01/2020 17:29

    Ore këta që e liruan nuk kanë frikë nga asgjë? Arrestoni ata që e liruan!

    Përgjigju
  • Beni: 15/01/2020 17:12

    Ky ven po mer fund.

    Përgjigju
  • Loti: 15/01/2020 16:59

    Prokuroria pret sa te dal kriminel i radhes pastaj apelon vendimin dhe e nxjerr robin ne kerkim(si Gert Generari). I mbushet rruget me kriminela prap si ne 97ten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë