TIRANE- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka dënuar lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle tre ditë më parë. Ajo e cilësoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles nga qelia, një këmbanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të. Gjonaj solli në vëmendje se rasti i Hoxhës i ishte dërguar për verifikim Këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite më parë, pasi e njëjta gjyqtare firmosi askokohe lirimin nga qelia të Genc Tafilit, duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri nga ana e këtij institucioni.

"Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorarit të Këshillit (KLD) duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal. Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t'i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit. Ndër vite ndaj kësaj gjyqtareje ndaj të cilës rëndojë denoncime për shkelje të ligjit dhe korrupsion.

Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë.Janë marrë të gjitha masa pezullohen drejtori i shërbimit të provës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij. Vendime të tilla të dhëna nga një individ i caktuar apo të tjerë që e kanë të qartë që nuk do e kalojnë vettingun duhen marrë masa për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Gjonaj paralajmëroi se në ditët në vijim Kuvendi do të vërë në jetë ofensivën e paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar KÇK (Kap ça të kapësh), të cilët në ditët e fundit të detyrës po marrin vendime për të dëmtuar sisteminin e drejtësisë. "Kuvendi do shqyrtojë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK", tha Gjonaj.

Endrit Dokle u arrestua në vitin 2004 dhe u lirua pas 16 viteve burg, 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25 në total që u la përfundimisht (pas heqjes së dënimit përjetë), u konvertuan në shërbim prove. Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në 2017 me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Endrit Dokle dhe Enkelejda Hoxha