Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga

15 Janar, 19:20

81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë, është qëlluar me çekiç në kokë nga 64 vjeçari, Isuf Hasa, i cili është arrestuar nga policia.  

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.