'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, merrnin 50-150 mijë euro për 1 vrasje! Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga

4 Tetor 2022, 16:55

DURRËS-14 në pranga, 1 komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë. ‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko.