Zbulohet ‘punishte’ tritoli për bandat në Shkodër! Kapet 20-vjeçari, në kërkim vëllai ‘mjeshtër IT’

19 Janar, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2024-01-19 22:57:05

Policia zbuloi në Tiranë një bazë të prodhimit të eksplozivëve artizanalë dhe krijoi dyshime të forta se u shiteshin grupeve kriminale, kryesisht në Shkodër. Blutë e Tiranës, arrestuan një 20-vjeçar që kishte marrë me qira banesën punishte, dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, i cili dyshohet se ishte truri që prodhonte minat me telekomandë. Ata janë nipat e ish-kryekomunarit të Postribës, Altin Shabaj