'Zef Deda shembull i shembujve’, Osman Mula: E emancipoi dhe modernizoi interpretimin skenik

25 Nëntor 2023, 14:27

Thonin si është e mundur ky djalë kaq i shkurtër të ketë kaq fuqi, të lëvizë, të hidhet nëpër skenë”,- është shprehur regjisori Osman Mula për aktorin Zef Deda, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Mula e cilësoi aktorin Deda si një shembull të artit shqiptar dhe theksoi se aftësitë e tij skenike ishin unike dhe magnetike për spektatorin.

"Personalisht si shok më është dhimbsur shumë por duke e parë edhe në rang kombëtar, i gjithë populli e kujtoi. Natyrisht ky është një aktor i madh i një trupe të madhe, të një skene të madhe të një teatri të madh, ku secili ka luajtur një rol kryesor në fuqizimin e artit në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.