Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të GJK, Bardhi: Proces mafioz e korruptiv! PS: Po respektohet ligji

22 Dhjetor 2022, 16:43

Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza se Kuvendi po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo sipas tyre, ka ardhur sepse mazhoranca kërkon që të zgjedhë “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani. Përgjigja erdhi nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila tha se po zbaton ligjin.

Gazment Bardhi: Proces mafioz korruptiv në sallë është akti më i rëndë që i bëhet demokracisë në vend, çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma ku keni lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë, jeni të sigurt që do të dështojë, tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni për procedurën, shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetuese në një proces mafioz është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit këto 30 vite.

Enkelejd Alibeaj: Në orën 4 është njoftuar të mblidhet sekretariati dhe është njoftuar të përgatisë dhe fletët e votimit të votimit të fshehtë të kërkuar nga PS. Është bërë kërkesa është depozituar dhe kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur ende procedura e votimit, ua bëj të qartë, është me shkelje ligjore, ia kërkova zonjës kryetare të Komisionit dhe ju vazhdoni se doni të çoni Ardian Dvoranin, e vazhduat me shkelje aty dhe po e vazhdoni në Kuvend, po shkelni çdo procedurë dhe rregullore vetëm me këtë synim, gjurmët janë, provat janë, hiqni dorë, jepni sqarime siç u kërkua nga kolegu.

Ermonela Felaj: M'u drejtohuni me ju

Klotilda Bushka: I quaj të pavenda këto diskutime se po zbatojmë rregulloren e Kuvendit dhe ulni tonin e diskutimit, paragjykimet se askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, është votim i fshehtë, një grup deputetësh kanë kërkuar që të bëhet votim i fshehtë, kjo kërkesë duhet të paraqitet para se të fillojë votimi, është paraqitur kjo kërkesë, kam thirrur mbledhjen e Sekretariatit dhe do merret në shqyrtim. Mos e bëni pis pricesin se po zbatojmë ligjin. Kandidatët për KED janë të 3 dinjitoz, i plotësojnë kushtet ligjore, ne nuk e gjykojmë dot,, kurseni fjalët për secilin kandidat se janë njerëz të shquar në fushën e vet dhe fakti që jeni deputet nuk ju jep të drejtën të bëni pis proces. Edhe për Avokatin e popullit ka të njëjtën kërkesë, kolegët kanë dhënë arsyen, se duan votim të fshehtë. 

    No videos found.