Zgjedhja e presidentit të Kosovës/ Dështon sërish votimi në Kuvend, kryeparlamentarja i bën thirrje opozitës: Dilni nga zyrat dhe hajdeni votoni! Seanca e radhës në 23:00

28 Prill, 20:01 | Përditesimi: 28 Prill, 20:01

Votimi për presidentin në Kuvendin e Kosovës dështoi edhe në seancën e orës 19:00, pasi sërish deputetët e opozitës nuk u paraqitën në sallë. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se deputetët e  PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe ndodhen në zyrat e tyre në godinën e Kuvendit, por nuk zbresin në sallë për të marrë pjesë ne votim.

I.M/Shqiptarja.com