Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ishte mbrëmjen e sotme në studion e Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo për të folur për krizën politike në vend. Vokshi tha përsëriti deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha se dialog me Edi Ramën kryeministër nuk ka.
"Është bërë e qartë në çdo fjalim që negociata dhe dialog me Edi Ramën si shkaktar i krizës, nuk ka dhe nuk mund të ketë si kryeministër. Atëherë kush mbetet mjeti i qytetarëve. Mbetet protesta. Ka pasur në protestë, jo vetëm simpatizantë, por edhe qytetarë që nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike. Qindra mijëra qytetarë që protestojnë, kanë mijëra arsye. Në protestën e fundit kishte edhe ish-komisionerë të PS. Ata nuk dalin për pushtetin", deklaroi Vokshi.
Voskhi tha se opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po promovon vjedhësit e votave duke i vënë në listë për kandidatë për kryebashkiakë.
"Ajo që ne kërkojmë është votë e lirë dhe e ndershme dhe jo vota të blera. Edi Rama po i promovon sot vjedhësit e votave duke i vënë kandidatë për kryetarë bashkie. Po mbyllen dhe ato dyer që kemi hapur prej shumë vitesh. Ne do vazhdojmë të protestojmë pa reshtur.