Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën

12 Nëntor 2024, 18:26 | Përditesimi: 12 Nëntor 2024, 18:28

Partia Agrare Ambintaliste dhe partia ‘Djathtas 1992’ janë shprehur kundër një bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e 2025, sa kohë që në krye të saj qëndron Sali Berisha.

Kjo është bërë me dije nga kryetari i PAA Agron Duka, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Duka tha se nëse listat do të hapen atëherë PAA nuk do të hyjë në koalicion me PD.

r.k./Shqiptarja.com