Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera

17 Mars 2025, 17:30 | Përditesimi: 17 Mars 2025, 17:30

Fleta  e votimin për parlamentin e ri do të ketë 11 subjekte. KQZ hodhi shortin për renditjen e tyre, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni i Berishës, numrin 1. Me interes pritet përmasa e fletës së votimit në Tiranë, që do të përmbajë emrat e 539 kandidatëve. Nesër KQZ miraton fletën e votimit.

I.M/Shqiptarja.com