Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët

6 Janar, 16:51

4 muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Rama ka bërë disa ndryshime në ekipin e drejtuesve politikë. Tiranës i ka shtuar përforcime më Pandeli Majkon, të cilin e largoi nga drejtimi i qarkut të Kukësit, dhe delegoi atje Eduart Shalsin. Ndryshimet u bënë në mbledhjen e kryesisë, ku kërkoi angazhim maksimal edhe për votën e diasporës.