Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë

21 Mars, 22:22

Partia Socialiste prezantoi 49 kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, ekip që kryeministri Rama e cilësoi si fitues dhe një ndërthurje mes eksperiencës dhe ofertës së re politike. Në fjalën e tij Rama u ndal gjatë tek mesazhi kryesor i këtyre zgjedhjeve, mandati i katërt për integrimin në Bashkimin Europian.