Zgjedhjet e 14 majit, 35 incidente në disa qytete gjatë votimeve! Boçi e Noka hynë në disa qendra të votimit në Elbasan! Probleme edhe në Durrës, Kavajë, Dibër, Kamzë, Fier e Korçë

15 Maj 2023, 00:02

Votimet e 14 majit u shoqëruan me incidente në qytetet kryesore të vendit. Kandidati socialist në Ersekë Erion Isai u sulmua teksa kthehej në banesë para nisjes së votimeve. Në Elbasan procesi u ndërpre si pasojë e hyrjes së Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës në qendrat e votimit ndërsa situatë problematike u regjistruan edhe në Durrës, Fier, Kamzë, Korçë dhe Dibër.