Zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin

23 Shkurt 2021, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 11:01:17

Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit kanë çuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në zyrën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim për rreth një orë me kryetarin e KQZ-së.

Në fokus të këtij takimi mësohet se ka qenë diskutimi për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky takim vjen në vrazhdën e një sërë takimesh të zhvilluara ndërmjet kreut të KQZ-së, dhe ambasadores amerikane. Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në datën 15 janar ku u diskutua në lidhje me identifikimin biometrik të zgjedhësve.

'Shqiptarët meritojnë të kenë besim te instituciopnet e tyre. Çdokush ka një rol të rëndësishëm që të luajë në zhvillimin e demokracisë që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ne gjithmonë kemi inkurajuar, madje edhe  i kemi 'bezdisur' drejtuesit e partive që të përmbushin detyrimet ligjore dhe të plotësojnë kërkesat e shqiptarëve për kandidatë të pastër.'- deklaroi pak kohë më parë ambasadorja amerikane.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Yuri Kim, në vijim të apelit për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë.