Zgjedhjet e 30-qershorit, Topollaj në Report Tv: Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje për dekretin e Metës, presidenti ka tejkaluar kompetencat!

23 Qershor 2021, 22:00

Topollaj tha se do të kishte preferuar që Gjykata Kushtetuese të kishte marrë një vendim, pasi është i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë, sepse Komisioni i Venecias jep rekomandime, të cilat sipas tij i ka dhënë edhe më parë. Topollaj kujton rastin kur Kuvendi në 2019 nisi procedurat për shkarkimin e presidentit pasi anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ju drejtua Komisioni të Venecias. Sipas Topollajt Komisioni i Venecias është shprehur për dekretin, pasi tha se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve vendore.