Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon pa incidente të mëdha procesi i votimit! Nis numërimi i votave, rezultatet paraprake pritet të publikohen sonte

17 Tetor 2021, 20:50

Është mbyllur pa incidente të mëdha procesi i votimit në Kosovë, ku qytetarët iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale për 38 komunat e Kosovës. Ndërkohë rezultatet paraprake për zgjedhjet, pritet të publikohen më vonë mbrëmjen e sotme.

Për këto zgjedhje lokale të drejt vote patën 1 885 448 persona, ndërsa kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 43% ose 770 mijë e 171 votues