Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Fatmir Limaj: Sot qytetarët vendosin për të ardhmen e shtetit

28 Dhjetor 2025, 11:56 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2025, 11:56

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cilësoi këtë të diel si një ditë vendimtare për demokracinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke u bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë votën për të vendosur mbi drejtimin e shtetit dhe përbërjen e Kuvendit për katër vitet e ardhshme.

 

I.M/Shqiptarja.com