Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, 32 komuna tashmë me kryetar, 42 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor! Kryeson opozita maqedonase

18 Tetor 2021, 15:08

Në Maqedoninë e Veriut dje u zhvilluan zgjedhjet lokale për të zgjedhur krerët e komunave. Sipas rezultateve paraprakle në 32 komuna tashmë janë zgjedhur kryetarët ndërkohët që ndërsa në 42 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.