Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi prezanton programin: T’i jepet fund emërimeve nga Kryetari

27 Maj 2021, 14:37 | Përditesimi: 27 Maj 2021, 14:37

Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platformën e saj politike ku në fokus të saj ka reformimin e PD, bashkimin e partisë, heqjen e të drejtës së kryetarit për të bërë emërimet dhe rikthimi i çdo personaliteti e kontribuuesi që prej themelimit të Partisë.

Me këtë program Harxhi shprehet se do të sjellë bashkimin e të djathtës, forcimin e PD dhe rikthimin e vlerave që e lindi atë si parti në 1990 dhe të risjellë sërish te shqiptarë idealet që frymëzuan dhe ringjallën një komb të tërë në vitin e shpresës 1990.

Haxhin shkruan se ajo kërkon që të krijojë një PD me ideologji të qartë, të fortë dhe të mbizotërojë meritokracia.

"Zotimi im, nëpërmjet shtyllave të paraqitura më lart, është pikërisht ky: Një Parti Demokratike ideologjikisht e qartë, e fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë", shkruan Harxhi.

Me herët programi u prezantuar edhe nga Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, të cilët së bashku me Edith Harxhin do të përballën me Luzlim Bashën për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen më datë 13 qershor 2021.

Disa nga propozimet e Edith Harxhit për një Parti Demokratike fituese:

➢ Partia Demokratike t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar;

➢ Të vendosen debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë;

➢ T’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë;

➢ Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.

b.ha./Shqiptarja.com