Zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshi: Morëm shumicën absolute, falënderoj shqiptarët që na kanë përkrahur

5 Mars 2023, 22:15

Nik Gjeloshi ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen, teksa konfirmoi se kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi. Duke folur për mediat shqiptare, Gjeloshi ka thënë se fitorja është përgjegjësi për të punuar më mirë për 4 vitet e ardhshme.